LajmeSport

Juventusi favorit për Smallingun

Mbrojtësi Chris Smalling pritet të largohet nga Roma këtë verë, por jo edhe nga kampionati italian. “Tuttosport” shkruan të premten se Smalling pritet të transferohet te Juventusi, pasi së fundmi ka refuzuar rinovimin e kontratës me Romën.

Atij në fund i skadon kontrata me Romën dhe tashmë ka njoftuar klubin se do të largohet pasi nuk ishte i kënaqur me ofertën.

Smalling po kërkon pagë vjetore prej tre milionë eurosh, të cilën tashmë ia ka ofruar Juventusi dhe marrëveshja mund të arrihet gjatë këtij muaji.

Me Juventusin, Smallingu do të firmosë kontratë dyvjeçare dhe do t’i bashkohet si lojtar i lirë ekipit nga Torino. Smalling është pjesë e Romës prej vitit 2020, ndërsa këtë sezon në 23 paraqitje në Serie A ka realizuar edhe tri gola.

Show More

Related Articles

Back to top button