LajmeSport

Juventusi interesohet për Berardin

Juventusi ka shprehur interesim për sulmuesin e krahut, Domenico Berardin ka bërë të ditur “Football-Italia” të mërkurën. Berardi është pjesë e Sassuolos dhe Juventusi mund ta transferojë këtë verë për 30 milionë euro.

Juventusi është në kërkim të një sulmuesi të krahut dhe Berardi po shihet si përforcim i duhur për këtë pozitë. Ai ka treguar paraqitje të mira viteve të fundit me Sassuolon në Serie A, por edhe Përfaqësuesen e Italisë.

Sezonin e fundit, Berardi ka shënuar 15 gola dhe ka asistuar 17 herë në të gjitha garat. 27-vjeçari ka kontratë me Sassuolon deri në vitin 2024.

Show More

Related Articles

Back to top button