LajmeSport

Juventusi kërkon Frattesin

Mesfushori Davide Frattesi pritet të jetë përforcimi i parë te Juventusi për sezonin e ardhshëm, ka shkruar “Tuttomercatoweb” të premten.

Mësohet se Juventusi ka shprehur interesim për 23-vjeçarin dhe po insiston në transferimin e tij gjatë verës. Frattesi është pjesë e Sassuolos, ekip që për kartonin e tij po kërkon të paktën 30 milionë euro.

Frattesi është pjesë e Sassuolos prej vitit 2018, ndërsa ka luajtur edhe te Empoli, Ascoli e Monza.

Ai ka kontratë me Sassuolon deri në vitin 2026, ndërsa këtë sezon ka shënuar 5 gola në 21 ndeshje të luajtura në kampionatin italian.

Show More

Related Articles

Back to top button