Kacarska: Partitë politike t’u mundësojnë qytetarëve t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrilla Kacarska, mbajti një konferencë vjetore për media ku prezantoi konkluzionet e punës së Gjykatës gjatë vitit 2023 dhe theksoi se edhe përveç përbërjes jo të plotë të Gjykatës, janë mbajtur një numër rekord i seancave, të cilat. siç tha ajo, nuk ka qenë kështu në 22 vitet e fundit.

Kacarska njoftoi se sot në Gjykatën Kushtetuese janë aplikuar 210 iniciativa dhe ky numër, thotë ajo, kalon nga mesatarja e 5 viteve të fundit që varion nga 130-170, nëse përjashtojmë vitin 2020 kur u kontestuan qindra dekrete për pandeminë Kovid të Qeverisë e cila iu referua masave të marra.

Ajo theksoi se një nga konkluzionet e këtij viti është paraqitja e ankesës kushtetuese për qytetarët.


Ajo u bëri thirrje politikanëve dhe partive politike që t’u mundësojnë qytetarëve t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për të gjitha liritë dhe të drejtat e tyre, në vend që të kërkojnë drejtësi në Strasburg, gjë që, sipas saj, i kushton para shtetit dhe taksapaguesve, si dhe dëmton reputacionin.

Kjo temë, thotë Kacarska, na solli në një tryezë të përbashkët për diskutim me sektorin joqeveritar, me përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe përfaqësues të bashkësisë akademike, dhe konkluzioni është se ekziston një nevojë reale për paraqitjen e një apeli kushtetues në Maqedoni.