LajmeSport

Kaljari në Seria A, Verona dërgon Spezia-n në Seria B

Me golin e shënuar nga Pavoleti në minutën e 94-të, skuadra e Kaljarit, mposhti 1-0 Barin në stadiumin  “San Nikola” duke u rikthyer pas një viti në Serie A.

Atmosfera në stadium ishte e mahnitshme me 60 mijë tifozë që u paraqitën për të parë finalen e madhe dhe vendosën një rekord të ri të frekuentimit të Serisë B. Merita padyshim i shkon trajnerit legjendar Claudio Ranieri.

Ndërkohë skuadra e Verona-s ka arritur të fitojë sfidën më të rëndësishme të sezonit ndaj Spezias me shifrat 3-1 dhe ka arritur të sigurojë mbijetesën në Serie A. Ndërsa Spezia nuk ia del dot dhe sezonin tjetër do të jetë në Serie B. Verona kaloi në avantazh me Faraonin dhe më pas Spezia barazoi me anë të Ampadu. Sërish gjatë pjesës së parë, Verona arriti të realizojë dy gola të tjerë me anë të Ngonge. Në pjesën e dytë, Spezia pati mundësinë për të rihapur sfidën, por Nzola gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, në sfidën që përfundoi në 3-1. Pas një sezoni tepër të vështirë, Verona ia ka dalë të mbijetojë në Serie A. Nga ana tjetër, Spezia mposhtet sot dhe automatikisht ka rënë nga kategoria.

Show More

Related Articles

Back to top button