Kampioni aktual i NBA-s, Golden Stejt Uarriors, e nisi sezonin e ri me fitore ndaj rivalit të madh Los Anxhelos Lejkers me rezultat 123-109.
Stefon Keri me 33 pikë dhe Endrju Vigins me 20, ishin kryesuesit e “Uarriors” në triumfin e madh, ndërsa LeBron Xhejms përfundoi me 31 pikë, ndërsa Entoni Dejvis kishte 27 pikë.
Në derbin e Konferencës Lindore, Boston Seltiku festoi në shtëpi ndaj Filadelfia-s me rezultat 126-117. Dyshja Tatum – Braun e çoi skuadrën e tyre drejt triumfit të parë të sezonit me 35 pikë secili, ndërsa 35 pikët e Xhejm Hardenit ishin të pamjaftueshme për Filadelfia-n që të evitojë disfatën.