LajmeRajon

Kaos në Kuvendin e Shqipërisë, deputetët e PD bllokojnë foltoren

Seanca plenare e kësaj të enjteje në Kuvend është shoqëruar paralelisht nga një protestë jashtë ambienteve të institucionit.

Ata që janë mbështetës të Berishës dhe po marrin pjesë në seancën plenare po kujdesen që seanca të mos jetë e qetë.

Goditje mbi tavolina apo bilbila janë dëgjuar vazhdimisht duke prishur qetësinë.

Foltorja është bllokuar, siç ka ndodhur zakonisht sa herë që sipas pretendimeve të deputetëve të opozitës nuk u është dhënë fjala.

Deputetët që mungojnë, janë Sali Berisha, Flamur Noka, Edi Paloka, Belind Këlliçi, Luçiano Boçi, Ina Zhupa, Albana Vokshi, Luan Baçi, Tritan Shehu, Ervin Salianji, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati.

Show More

Related Articles

Back to top button