BotaLajme

Kaos para zgjedhjeve në Turqi/ Të shtëna me armë në zyrat e partisë së Kilicdaroglu, rivalit të Erdogan

Zyrat e Partisë Republikane të Kemal Kilicdaroglu në Urfa, që ndodhet në Turqinë juglindore janë sulmuar me armë nga persona ende të panjohur, sipas mediave në vend.

Sulmi ndodh pak ditë para zgjedhjeve vendimtare presidenciale dhe parlamentare, ndërsa ditën e djeshme persona të panjohur kanë gjuajtur me gurë autobusin e Ekrem Imamoglut.

Në postimin e tij, kandidati i partisë për parlament, Mahmoud Anal, pretendoi se sulmues të panjohur qëlluan në qendrën zgjedhore të Partisë Popullore Republikane në qytetin e Urfas dhe rrëzuan posterat e partisë në rrugët e qytetit.

/abcnews.al

Show More

Related Articles

Back to top button