BotaLajme

Kapet shqiptari me 220 kg kokainë, GDF: Vlera e drogës në treg, mbi 15 milionë euro

Guardia di Finanza Italiane ka konfirmuar se është shqiptar shoferi i furgonit, i cili pak orë më parë u kap me 220 kg kokainë e cilësisë mjaft të pastër në autostradën A4 në territorin e Veronës.

“RTV Ora” e “Ora News”, mëson se shqiptari është i moshës 36-vjeç dhe është vënë në pranga për trafik lëndësh narktotike.

Nëse do të dilte në treg, kokaina e sekuestruar, sipas autoriteteve italiane, do të sillte një fitim rreth 15 milionë euro

Shpejtësia jo e zakontë me të cilin automjeti po udhëtonte ka shtyrë Financën italiane të kryejë menjëherë verifikimin e targës dhe zbardhjen e një sinjalizimi të hershëm për trafik droge.

Menjëherë ka nisur operacioni i ndalimit të automjetit dhe që u arrit në afërsi të daljes së autostradës Verona Est e Sommacampagna.

Pas kontrollit, në brendësi të furgonit u gjetën 220 kg kokainë e ndarë në 200 pako.

Analizimi i kokainës ka konfermuar cilësinë mjaft të pastër të saj e që do të sillte në treg një vlerë fitimi rreth 15 milionë euro.

“Kjo është kjo sasia më e madhe e kokainës e kapur deri më sot në territorin veronez”, informon Guardia di Finanza Italiane.

36-vjeçari shqiptar është vënë nën arrest me burg nën urdhërin e Prokurorisë së Veronës e ndodhet në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.

Ai është dërguar në burgun e Montorio-s nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.

Show More

Related Articles

Back to top button