BotaLajme

Kapja e 2.3 tonëve kokainë, arrestohet në Spanjë kreu shqiptar i celulës së “Kartelit Ballkanik”

Policia spanjolle ka arritur të arrestojë një shtetas shqiptar, të konsideruar si një nga drejtuesit e celulës së “Kartelit Ballkanik”, përgjegjës për 2.3 tonë kokainë të kapur disa ditë më parë në anijen e peshkimit “Bestarruza” ku u arrestuan 4 anëtarë të ekuipazhit, mes të cilëve 2 shqiptarë. Dy të tjerët janë një argjentinas dhe një afrikan nga Cabo Verde.

Operacioni i DEA Amerikane në bashkëpunim me strukturat e autoriteteve policore spanjolle, sipas mediave, i dhanë një goditje të fortë kësaj celule të vendosur në Galicia, në pritje të ngarkesave me kokainë.

Veç drogës së sekuestruar në anije, kontrollet në A Coruna zbuluan 200 mijë euro cash dhe një automjet tip “Maserati” në pronësi të kreut të grupit. Shqiptari është arritur të kapet në një hotel, teksa ishte nisur drejt Madridit sapo kishte marrë vesh kapjen e ngarkesës së kokainës.

Show More

Related Articles

Back to top button