Edhe kreu i Komunës së Tetovës Bilall Kasami është thirrur në polici pas vizitës së kryeministrit Kurti. Ai në një reagim me shkrim thekson: “Komunizmi nuk ka vdekur, ai është gjallë dhe po e mbajnë gjallë qeveritarët tanë bashkë me Ali Ahmetin e Taravarin. Tentimet e këtilla për frikësim dhe heshtje si në kohën e komunizmit, nuk na trembin aspak, bile kokën lartë po vazhdojmë. Aq më pak na trembin kur këto shantazhe e tentime për të penguar opozitën e bashkuar, vijnë nga pushtetarët e korruptuar dhe të shantazhuar që tani më ditët e tyre po i numërojnë në gishta”, ka reaguar Kasami. Sipas tij koha e frikësimit të shqiptarëve, arrestimeve të tyre dhe marrjes së tyre nëpër stacione famëkeqe policore ka vdekur. “Ju vazhdoni të jeni vasalët e Beogradit, sepse atje do përfundoni të gjithë, ndërsa ne si opozitë i takojmë këtij populli dhe frikë kemi vetëm nga populli shqiptar” është shprehur Kasami. /Alsat.mk
Read Next
14 hours ago
Blinken kërkon zgjidhje diplomatike për konfliktin në Liban
15 hours ago
M-NAV zgjodhi anëtarët e rinj të Këshillit drejtues
15 hours ago
PKK merr përgjegjësinë e sulmit në Turqi
15 hours ago
Durmishi: Vendimi i Qeverisë po jep rezultate, janë ulur çmimet e produkteve ushqimore
18 hours ago
Skandali i “bandës së të porsalindurve” në Turqi: 47 mjekë e infermierë akuzohen për vdekjen e të paktën 10 foshnjave
18 hours ago
Në Bosonjë, adoleshenti hyn në komisariat dhe vret policin
18 hours ago
Izraeli godet Gazën, 150 të vdekur nga sulmi në kampin e refugjatëve “Jabalia”
18 hours ago
Fuqitë botërore mbledhin 1 miliard dollarë për Libanin
18 hours ago
Shembja e urës në Baltimore, pronari dhe operatori i anijes do të paguajnë 100 milionë dollarë
18 hours ago