LajmeMaqedoni

Kërkimi i lëmoshës nga fëmijët në rrugë nuk mund të çrrënjoset për një ditë, thotë ministrja Trençevska

Fenomeni i lëmoshës së fëmijëve në rrugë është një dukuri që nuk mund të çrrënjoset për një ditë, megjithatë po e ulim praninë e fëmijëve në rrugë të paktën në udhëkryqe, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska duke u përgjigjur sot në pyetjen e gazetarëve.

“Kemi protokoll për veprim ndërsektorial, gjegjësisht për veprimin e qendrave për punë sociale, me ministrin e Punëve të Brendshme. Besoj se kolegët nga qendrat për punë sociale, ekipet ndërhyrëse janë vazhdimisht në terren”, tha Trençevska.

Ajo njoftoi se para se të fillojë periudha e dimrit, do të punojnë në prani më të madhe të ekipeve në ato vende që janë më frekuentuese, ku shpesh herë takohen fëmijët në rrugë.

“Njëkohësisht bisedohet edhe me prindërit, për të forcuar ndërgjegjësimin e tyre që fëmijët në vend se në rrugë t’i lënë në procesin arsimor i cili i largon nga rruga dhe i bën që një ditë të jenë qytetarë të cilët  fitojnë vetë për ekzistencën e tyre”, shtoi ministrja. 

Show More

Related Articles

Back to top button