LajmeMaqedoni

Kërkohet shkarkimi i Zeqirija Ibrahimit, ndizet “zjarri i pakënaqësive” edhe në Alternativë

Një e treta e Kuvendit Qendror në nivel republikan të partisë Alternativa sot përmes një konference për shtyp në Tetovë ka kërkuar nga kryetari Afrim Gashi që të shkarkojë sekretarin e kësaj partie, Zeqirija Ibrahimin, përcjell TV21. Nga ky grupacion kanë adresuar një sërë kritikash ndaj Ibrahimit dhe nënkryetarit Bekim Sali.

“U mblodhëm sot këtu në selinë e Alternativës në Tetovë që të shprehim pakënaqësitë dhe vërejtjet tona për dështimet e udhëheqësisë në përmbushjen e detyrave partiake që nga mbajtja e kongresit të fundit. Ka një vit e gjysmë që s’kanë të ndalur turbulencat e partisë e menaxhmenti asesi të mos reflektojë. Nis me anashkalimin e strukturave, politikave të gabuara, qëndrimet joparimore, koncentrimin e fuqisë tek disa individë, sjellja e vendimeve nga një grusht njerëzish etj. Përjashtimi i degës së Studeniçanit dhe Labunishtit, shpërfillja e anëtarëve të kryesisë dhe kuvendit qendror, menaxhimi i dobët i partisë, sondazhet që na shfaqin si partinë më të dobët janë disa nga arsyet që na shtyjn që të reagojmë ndaj sekretarit të përgjithshëm. Imponimi i emërimeve nëpër struktura, politikbërja sipas disponimit ditor, inati politik ndaj gjithë atyre që mendojnë ndryshe, për fat të keq Sekretarin e përgjithshëm nuk e bëjnë të denjë për detyrën që ushtron.
Sa i takon bashkepunimit parazgjedhor me partite tjera shqiptare mendojme se u pershpejtua bashkepunimi me Levizjen Besa per shkak se asnji hap i metejshem me Levizjen Besa nuk u realizua ( grupi parlamentar, anetari i KSHZ-së). Qëkur e mori detyrën e Sekretarit të përgjithshëm bashkë me nënkryetarët e partisë, duke qenë në ekzekutiv dështuan në çdo premtim parazgjedhor, shkollën çdo parim që e promovuan dhe kësisoj duke revoltuar anëtarët dita ditës vetëm po tkurremi si subjekt, gjë që edhe anketat e fundit po e dëshmojnë. Sakrifikimi i gjithë subjektit për të shpëtuar karrierën politike të nënkryetarit Bekim Sali përskaj dështimeve evidente dhe koordinimit me eksponent jashtë partisë sonë, gjithashtu vetëm se e shton indinjatën tonë ndaj të dyve. Andaj është koha e fundit që Kryetari të veprojë dhe ta shkarkojë të lartpërmendurin, ngase përndryshe subjekti po shkon drejt shkatërrimit. Këto shqetësime i ndan e gjithë struktura, andaj ftoj edhe deputetët aktual, po pse jo dhe ata të kaluar që të na përkrahin. Madje ftojmë edhe strukturat tjera që u larguan për arsye të shumta dhe ish funksionarët që të na bashkangjiten dhe përfundimisht ta shpëtojmë Alternativën sa nuk është bërë shumë vonë”, thonë nga ky grupacion.

Show More

Related Articles

Back to top button