BotaLajme

Kievi thotë se rimori 210 kilometra katrorë territor nga forcat ruse

Ukraina pretendoi të hënën se kishte marrë 18 kilometra katrorë nga forcat ruse në të gjithë territorin ukrainas brenda një jave.

Kjo shifër përfshinte territorin rreth qytetit të shkatërruar lindor të Bakhmutit, i cili ra nën kontrollin rus në maj pas muajsh lufte të ashpër, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Rreth 7 kilometra katrorë u “çliruan” nga vija e frontit Bakhmut, plus 11 kilometra katrorë në jug, shkroi zëvendësministrja ukrainase e Mbrojtjes, Ganna Maliar, në Telegram.

Sipas saj, Ukraina ka rimarrë 180 kilometra katrorë në jug të vendit që nga nisja e kundërofensivës në fillim të qershorit, 30 kilometra katrorë në lindje, duke e çuar totalin në 210 kilometra katrorë./klankosova

Show More

Related Articles

Back to top button