LajmeSport

Kilian Mbape gëzon spanjollët dhe befason francezët

E ardhmja e Kilian Mbapes vazhdon të jetë temë diskutimi pothuajse çdo vit. Ylli francez në çdo merkato që hapët lidhet me kalimin e tij te gjiganti spanjoll, Real Madridi. Megjithatë, në dy raste Mbape ka refuzuar të transferohet në ‘Santiago Bernabeu’, duke vazhduar kontratën me PSZH.

Por, një rinovim tjetër nuk pritet të ndodhë, pasi raportohet që francezi ka refuzuar këtë herë. Sipas Fabrizio Romanos, Kilian Mbape ka informuar PSZH-në për vendimin e tij, ai nuk do të aktivizojë opsionin për të zgjatur kontratën aktuale deri në vitin 2025, kjo do të thotë se marrëveshja do të skadonte qershorin e ardhshëm 2024.

Gjiganti francez nuk ka në plan për të humbur Kilian Mbape falas dhe lojtari pritet të largohet verës. Mediat raportojnë se drejtuesit e Paris Sen Zhermenit gjithashtu i kanë bërë të ditur diçka atij. Nëse ai nuk aktivizion rinovimin automatik i cili është efektiv që nga data 1 gusht, atëherë Mbappe do të jetë në merkato menjëherë.

Ky vendim është marrë nga PSZH, pasi ata nuk duan ta humbasin me parametra zero në fund të sezonit të ardhshëm. Nuk dihet ende nëse Real Madrid e ka bërë apo do ta bëjë lëvizjen e radhës, sidomos tashmë që edhe Benzema nuk është më pjesë e klubit dhe kështu, spanjollëve u duhet një sulmues i kalibrit të lartë.

Show More

Related Articles

Back to top button