BotaLajme

Kina bie shpejt nga ‘froni’. Publikohet projeksioni i popullsisë së Botës. Kur arrijmë 8 miliardë?

Kina do bjerë shpejt nga ‘froni’ si vendi me popullsinë më të madhe në Botë.

Në 15 nëntor të këtij viti, bota pritet që të ketë tetë miliardë banorë. Në këtë përfundim ka dalë raporti i bërë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

“Kjo na kujton përgjegjësinë tonë të përbashkët për t’u kujdesur për planetin tonë. Është një moment për të reflektuar se ku nuk i kemi përmbushur ende angazhimet ndaj njëri-tjetrit”, tha sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.

Medait e huaja shkruajnë se parashikimi i Departamentit të OKB-së për Çështje Ekonomike dhe Sociale thotë se popullsia e botës po rritet me ritmin e saj më të ngadaltë që nga viti 1950.

Ajo duhet të arrijë në 8.5 miliardë banorë në vitin 2030 dhe në 9.7 miliardë në vitin 2050. Ndërsa kulmi do të jetë rreth 10.4 miliardë në vitet 2080 dhe do të qëndrojë në atë nivel deri në 2100.

Më shumë se gjysma e rritjes së popullsisë së botës në dekadat e ardhshme do të përqendrohet në tetë vende, thuhet në raport. Këto vende janë: Republika Demokratike e Kongos, Egjipti, Etiopia, India, Nigeria, Pakistani, Filipinet dhe Tanzania.

Ky raport gjithashtu thekson se India do ta kalojë Kinën si vendi më i populluar në botë në vitin 2023.

Show More

Related Articles

Back to top button