LajmeRajon

Kisha Ortodokse Serbe: Duan të na zhdukin nga Kosova

Kisha Ortodokse Serbe ka thënë se “Prishtina, bota, por edhe disa nga Beogradi”, po duan ta paraqesin atë “si pjesëmarrëse dhe madje fajtore të konflikteve dhe ngjarjeve tragjike”.

Kisha Ortodokse ka thënë se qëllimi është që ta zhdukin “atë dhe besimtarët e saj nga Kosova e M.”.

Kisha ka ngushëlluar familjarët e viktimave të sulmit të 24 shtatorit në Banjskë.

Në sulmin e së dielës në Banjskë të Zveçanit, u vra polici i Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërsa u lënduan tre policë tjerë.

Ndërkohë po ashtu u vranë edhe tre prej sulmuesve.

“Me keqardhje vërejmë se shumë nga Prishtina dhe nga bota, por që është shumë më tragjike, edhe nga Beogradi, nga pole të ndryshme ideologjike, pa zgjedhur mjete, përpiqen ta portretizojnë Kishën Ortodokse Serbe si pjesëmarrëse, madje edhe fajtore, të konflikteve dhe ngjarjeve tragjike. Qëllimi i atyre që me çdo kusht duan që ta tërheqin Kishën në konflikte tragjike është që Kisha Serbe dhe besimtarët e saj të zhduken nga Kosova e M.” – thuhet në reagimin e Kishës Ortodokse Serbe.

Kisha “thotë se gjithmonë ka avokuar dhe avokon, që keqkuptimet në Kosovë e M. të zgjidhen me dialog e në mënyrë paqësore”.

Kisha Ortodokse Serbe ka thënë se “Prishtina e ka qëllim krijimin e një Kosove etnikisht shqiptare”.

“Kisha Ortodokse, sidomos fuqive të mëdha, shumë herë u ka vënë në dukje politikën jashtëzakonisht të rrezikshme të pushtetit në Prishtinë, qëllimi i vetëm i të cilës është dëbimi i plotë i popullit serb dhe krijimi i Kosovës etnikisht shqiptare”, thuhet nga Kisha. “Muajt e fundit janë arrestuar njerëz, pa asnjë provë apo me prova të fabrikuara, janë sekuestruar toka në posedim të serbëve”.

Kisha Ortodokse Serbe në fund ka thënë se për të “Kosova e M. është pjesë e pandashme e Serbisë”.

Show More

Related Articles

Back to top button