LajmeRajon

Kokainë dhe tritol/ Arrestohen 3 persona, 2 prej tyre kishin përdhunuar një 15-vjeçare

Policia e Lezhës ka arrestuar tre persona, të cilëve iu janë sekuestruar kokainë dhe tritol. Po ashtu, dy nga të arrestuarit kanë përdhunuar edhe një 15-vjeçare.

Në pranga ka rënë I. P., 20 vjeç, banues në Lezhë, i dënuar më parë për drejtim të automjetit, nën efektin e lëndëve narkotike, A. G., 19 vjeç, banues ne Lezhë, i dënuar më parë për vjedhje, K. T., 20 vjeç, banues në fshatin Kolsh, Lezhë.

Këta 3 shtetas shpërndanin lëndë narkotike, të cilën e mbanin në banesën e një 16-vjeçari, shërbimet e Policisë kanë ushtuar kontroll në këtë banesë dhe si rezultat, kanë gjetur dhe kanë sekuestruar një pako të mbushur me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, të ndarë në dhjetëra doza, të gatshme për shitje, 1 peshore elektronike, 1 kallëp tritol, kapsolla detonatore dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Në momentin e kontrollit, 16 vjeçari, në banesën e të cilit u gjetën sendet e kundërligjshme, nuk është gjetur në banesë dhe është shpallur në kërkim.

Mësohet se I. P. dhe A. G., në banesën e 16-vjeçarit, kishin kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me një shtetase të mitur 15 vjeçe, e cila është paraqitur në Komisariatin e Policisë dhe në prani të prindërve, psikologut dhe avokatit, ka bërë kallëzim për këta 2 shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve“, në ngarkim të shtetasve I. P dhe A. G., ndërsa në ngarkim të shtetasve K. T. dhe të 16-vjeçarit, materialet u referuan për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Show More

Related Articles

Back to top button