BotaLajme

Komandanti rus: NATO-n mund ta mposhtim vetëm me armë bërthamore

Rusia nuk mund të “mundë NATO-n” në Ukrainë pa përdorur armë bërthamore, tha komandanti rus në lindje të vendit në televizionin shtetëror. Komandanti i milicisë ruse në rajonin e Donjeckut, Aleksander Khodakovski, tha në Rusi-1 se burimet e Moskës janë të kufizuara.

Ai pohoi gjithashtu se Rusia “tani po lufton kundër të gjithë botës perëndimore, prandaj përshkallëzimi i ardhshëm i luftës në Ukrainë mund të jetë vetëm një: bërthamor”. “Ne nuk kemi burime për të mposhtur bllokun e NATO-s me mjete konvencionale. Por kjo është arsyeja pse ne kemi armë bërthamore,” tha Hodakovski.

Kremlini nuk i është përgjigjur publikisht komenteve të Khodakovsky. Javën e kaluar, presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi për një kërcënim “në rritje” të luftës bërthamore, por tha se ai e shikonte arsenalin bërthamor të Rusisë si një parandalues ​​dhe jo një provokim.

Show More

Related Articles

Back to top button