LajmeMaqedoni

Komisioni Evropian do të publikojë raportin për progresin e kandidatëve për anëtarësim në BE

Komisioni Evropian (KE) sot duhet të miratojë pakon e zgjerimit me raportet për progresin e kandidatëve për anëtarësim në BE për vitin 2023, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli. Pas miratimit të tyre në mbledhjen e Kolegjit të Komisionerëve, raportet e progresit për secilin prej vendeve kandidate do të prezantohen publikisht nga KE-ja.

Paketa përfshin gjashtë vendet nga Ballkani Perëndimor – Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Serbia dhe Mali i Zi, pastaj Gjeorgjia, Moldavia, Ukraina, si dhe Turqia, e cila ende zyrtarisht ka statusin e një shteti kandidat për anëtarësim. .

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, të hënën në një takim me gazetarët tha se pret që raporti për vendin tonë të jetë objektiv dhe të përfshijë njohjen e të arriturave, por edhe kritika për të gjitha dobësitë.

Show More

Related Articles

Back to top button