LajmeMaqedoni

Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Sport do të mbajë dy seanca

Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Sport sot do të mbajë dy seanca në Kuvend. Në seancën e 18-të, anëtarët e Komisionit do të diskutojnë rreth Propozim Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsimin bazë në lexim të parë.

Ndërsa, nga ana tjetër, në rendin e ditës të seancës së 17-të janë disa pika – Propozim ligji për ndryshimin e Ligjit për themelimin e Agjencisë Kombëtare për Programet Arsimore Evropiane dhe Mobilitet, Propozim ligji për ndryshimin e Ligjit për Universitete të hapura civile për mësim gjatë gjithë jetës, Propozim Ligji për ndryshim dhe plotësim të ligjit për inspektimin arsimor dhe propozim ligjin për ndryshimin e ligjit për akademinë sportive, të gjitha në lexim të parë.

Show More

Related Articles

Back to top button