LajmeMaqedoni

Komuna e Gazi Babës ndan bursa për nxënës të talentuar dhe nxënës sportistë

Komuna e Gazi Babës ka shpallur Konkurs për ndarjen e bursave për nxënës të talentuar dhe nxënës sportistë nga territori i kësaj komune.

Kryetari Boban Stefkovski ka njoftuar për konkursin sot në mëngjes në faqen e tij zyrtare në Facebook.

“Komuna Gazi Babë ka shpallur Konkurs për ndarjen e bursave për nxënës të talentuar dhe nxënës sportistë.
Qëllimi i bursave është mbështetja financiare për nxënës të talentuar dhe nxënës sportistë nga territori i komunës së Gazi Babës.

Si kryetar komune, gjatë periudhës së kaluar pata rastin të takoj disa nxënës të talentuar dhe nxënës sportistë, të cilët kanë arritur suksese të shumta, gjë që për mua ishte tregues se komuna duhet të ndërmarrë hapin për ndarjen e bursave për këta nxënës.
Ftoj të gjithë ata që plotësojnë kushtet të aplikojnë”, ka shkruar Stefkovski.
Linku i konkursit është këtu: http://www.gazibaba.gov.mk/mk/oglasna-tabla/oglasna-tabla/konkurs-za-dodeluva-e-stipendii-na-talentirani-uchenitci-i-uchenitci-sportisti-od-opshtina-gazi-baba-za-uchebnata-2022-2023-godina

Show More

Related Articles

Back to top button