GostivarLajme

Komuna e Gostivarit me iniciativë për punësimin e personave me aftësi të kufizuara

Rreth 180 persona me aftësi të kufizuara nga Gostivari janë gati për të filluar me punë nëpër institucionet publike apo private. Ata kanë kryer edhe shkollimin e mesëm e disa prej tyre edhe atë universitar. Kjo u bë e ditur në punëtorinë e mbajtur në Gostivar mes pushtetit lokal dhe shoqatës e cila punon me këta persona “Handiact”. Imërlije Saliu nga Departamenti për Punë dhe Politikë Sociale pranë Komunës së Gostivarit theksoi se nga kjo punëtori do të dalin konkluzione që do të hapin mundësi punësimi për këta persona dhe lirimin nga participimi të të njejtive që dëshirojnë të ndjekin shkollimin e mesëm.

“Në kuadër të bashkëpunimit që e kemi si Department për Punë dhe Politikë Sociale me shoqatën për persona me nevoja të posaçme “Handiact” në Gostivar, e pamë të arsyeshme sot ta kemi këtë takim. Të ftuar janë edhe shoqata të tjera të cilat kanë anëtarë persona me nevoja të posaçme të kategorive të ndryshme. Qëllimi është të diskutohet mundësia e punësimit të këtyre personave, sidomos të atyre që kanë të mbaruar shkollimin e mesmëm apo universitar. Në këtë formë u jepet mundësia dhe hapësira që edhe këta persona të kyçen nëpër institucione ose diku tjetër ku ata i plotësojnë kushtet. Pika e dytë që e diskutojmë është mundësia që të lirohen nga participimi i pagesës personat me nevoja të posaçme të cilët janë të moshës madhore dhe dëshirojnë të shkollohen. Shpresojmë që iniciativën do ta finalizojmë me sukses”, tha Imërlije Saliu nga Departamenti për Punë dhe Politikë Sociale pranë Komunës së Gostivarit.

Lulzim Nesimi, kryetari i shoqatës për persona me aftësi të kufizuara “Handiact” – Gostivar tha se deri më tani shoqata e tyre ka ndihmuar me qindra persona me fatësi të kufizuara të punësohen.

“U kosultuam me komunën e Gostivarit dhe vendosëm që të diskutohet zgjerimi i punësimit të personave me aftësi të kufizuara. Ne si shoqatë jemi duke punuar mbi 15 vite dhe kemi punësuar mbi 250-300 persona në komunën e Gostivarit, por kemi hapësirë ende të punësohen persona me aftësi të kufizuara në kompani apo organizata që kanë dëshirë. Shoqata jonë merret edhe me kategorizimin e personave me aftësi të kufizuara”, deklaroi Lulzim Nesimi, kryetari i shoqatës për persona me aftësi të kufizuara “Hendiart” – Gostivar.

Për punësimin eventual apo lirimin nga participimi për shkollim të personave me aftësi të kufizuara, do të kërkohet dritë jeshile edhe nga Këshilli komunal i qytetit.

Show More

Related Articles

Back to top button