GostivarLajme

Komuna e Gostivarit shpërblen talentët e rinj të qytetit në muzikë dhe shkencë

Nuk ka kënaqësi më të madhe për një Kryetar Komune kur dëgjon për sukseset kombëtare e ndërkombëtare të të rinjëve të qytetit. Me këto fjalë kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka pritur në kabinetin e tij Lina Demiri e cila ka marrë vendin e parë për këndim në një festival në Romë; Tamara Grujeska, e cila ka marrë vendin e parë në një festival në Rusi dhe Hana Qazimi, nxënës e shkollës fillore “Ismail Qemali”, e cila ka marrë vendin e parë në garat shtetërore në Kimi.

Për sukseset e arritura, kryetari Taravari ata i ka dekoruar me mirënjohje dhe u ka ndarë secilës vauçer me vlerë prej 50 euro.

Paraprakisht kryetari Taravari priti në takim edhe Viktor Maksimovskin, nxënës i shkollës fillore “Bashkimi”, i cili ka marrë vendin e parë në garat shtetërore në matematikë, të dytë në informatikë dhe të tretin në biologji.

Edhe për Maksimovskin, kryetari Taravari ka ndarë një mirënjohje dhe një vauçer me vlerë prej 50 eurove.

Show More

Related Articles

Back to top button