Komuna e Tetovës i ka dërguar Raportin e Revizionit Këshillit të shkollës së mesme të gjimnazit “Kiril Pejçinoviq”, sipas të cilit, sip thonë nga Komuna gjatë procedurave janë konstatuar shkelje të shumta financiare që kanë dëmtuar buxhetin e shkollës dhe kanë penguar mbarëvajtjen normale të procesit edukativo arsimor. Me këtë rast, Komuna ka sugjeruar që këshilli të propozojë shkarkimin e drejtoreshës Teuta Lalla.
“Këshilli i shkollës ka te drejtë Ligjore që urgjentisht të thirr mbledhje i cili ka shqyrtuar raportin e revizionit dhe pas konstatimit për shkelje të shumta ka të drejtë të propozojë shkarkimin e drejtorit dhe për këtë njofton kryetari I Komunës së Tetovës. Pas arritjes se propozimit te Këshillit të Gjimnazit me NR 03-201/1 të datës 11.05.2022 kryetari veproi në bazë të dispozitave ligjore, që për bazë ka propozimin e këshillit të shkollës
Gjithashtu përmes avokatit, komuna ka iniciuar procedurë për të konstatuar shkeljet ligjore që janë bërë nga drejtoresha”, thuhet në njoftimin e Komunës së Tetovës.
Ndërkohë, drejtoresha Lalla, thotë se mbledhja e Këshillit është mbajtur, ndërsa ajo nuk është aspak e informuar për këtë, ndërsa Revizionin e konsideron selektiv.
“Fillimisht, unë revizionin do ta quaja selektiv, pasi përfshin periudhën vetëm kur unë jam drejtoreshë. Një hapësirë e madhe kohore nuk është mbuluar nga Revizioni. Në këtë drejtim, unë në konsultim me Ligjin konstatoj se nga ana e kryetarit të Komunës janë bërë veprime të përshejtuara dhe unë do t’i ndjek të gjitha procedurat ligjore kundrejt kësaj çështjeje”, tha Lalla.
Ajo u shpreh edhe se do të ankohet për këto akuza.