LajmeMaqedoni

Konferencë rajonale “Integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE – sfidat dhe perspektivat”

Siç njoftuan organizatorët, në fillim të konferencës fjalime do të mbajnë presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski dhe ish presidenti i shtetit, Branko Cërvenkovski.Gjatë konferencës, është paralajmëruar edhe fjalim i kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, si dhe i ministres së mbrojtjes Sllavjanka Petrovska.Në konferencë do të mbajnë fjalime edhe ish presidentët dhe kryeministrat e vendeve të rajonit, si dhe përfaqësues të organizatave që i përfaqësojnë të rinjtë në procesin e eurointegrimeve.Konferenca në Shkup është pjesë e ciklit të ngjarjeve lidhur me paqen dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor të mbajtura në dy vitet e fundit në bashkëpunim me Klubin e Podgoricës dhe Federatën Paqësore Universale. 

Show More

Related Articles

Back to top button