LajmeMaqedoni

Kontrolle të policisë së Tetovës ndaj drejtuesve të mjeteve të cilët drejtojnë automjet nën efektin e alkoolit

Dje 11.06.2023 në periudhën nga ora 00:00 deri në ora 05:00 në zonën e SPB-Tetovë është kryer kontroll aksion për sanksionimin e drejtuesve të mjeteve të cilët drejtojnë automjet nën efektin e alkoolit. Njëkohësisht janë sanksionuar 4 shkelje (TE-1 dhe GV-3), ndërsa gjatë muajit të fundit të majit janë konstatuar dhe sanksionuar 75 shkelje (TE-56 dhe GV-19).
Shkelësve u janë lëshuar urdhërpagesat përkatëse për kundërvajtje. Gjithashtu gjatë këtij aksioni kontrollues janë konstatuar edhe 09 shkelje të tjera (TE-4 dhe GV-5).
SPB-Tetovë apelon drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret ligjore në komunikacion, për të shmangur pasoja të rënda, të jenë më të ndërgjegjshëm dhe të mos ulen në ulësen e shoferit nën ndikimin e alkoolit dhe të kontribuojnë për sigurinë e tyre dhe sigurinë e përdoruesve të tjerë të rrugës.TS

Show More

Related Articles

Back to top button