BotaLajme

Koreja e Veriut lëshon dy raketa të tjera balistike

Koreja e Veriut lëshoi ësot dy raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi në drejtim të detit në brigjet lindore, raporton Reuters.

Dy raketa me rreze të shkurtër veprimi u lëshuan nga Sunan, në veri të Phenianit, kryeqyteti i Koresë së Veriut, tha në një deklaratë Shtabi i Përgjithshëm Ushtarak i Koresë së Jugut.

Ishte nisja e katërt e Phenianit në një javë, duke rritur tensionet në Gadishullin Korean, ku marina e Koresë së Jugut, SHBA-së dhe Japonisë zhvilluan stërvitje të përbashkëta kundër nëndetëseve, për herë të parë që nga viti 2017.

Koreja e Veriut lëshoi ëraketa para dhe pas vizitës së Zëvendës Presidentes së SHBA Kamala Harris në Korenë e Jugut, duke shtuar një numër rekord të testeve të armëve këtë vit.

Duke shënuar 74 vjetorin e forcave të armatosura të Koresë së Jugut, Presidenti Yun Suk-yeol dënoi ato që ai i quajti provokimet e fundit ushtarake të Koresë së Veriut dhe u zotua të shtojë stërvitjet e përbashkëta ushtarake me SHBA.

Show More

Related Articles

Back to top button