BotaLajme

Koreja e Veriut lëshon raketa në prag të nisjes së stërvitjeve ushtarake Kore e Jugut – SHBA

Koreja e Veriut njoftoi se ka kryer teste të raketave lundruese të lëshuara nga nëndetëset, disa ditë pasi udhëheqësi i saj Kim Jong Un urdhëroi trupat e tij të përgatiteshin për të zmbrapsur “lëvizjet e furishme të përgatitjes së luftës” të rivalëve të saj.

Testi u zhvillua të dielën, një ditë para se ushtritë e SHBA-së dhe Koresë së Jugut të fillonin stërvitjet e përbashkëta ushtarake në shkallë të gjerë që Koreja e Veriut i konsideron si një provë për pushtim.

Këto ushtrime janë caktuar të jenë më të mëdhatë e organizuara ndër vite. Stërvitjet Kore e Jugut-SHBA përfshijnë një simulim kompjuterik të quajtur Freedom Shield 23 dhe disa ushtrime të kombinuara stërvitore në terren, të njohura kolektivisht si Ëarrior Shield FTX.

Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve tha të hënën se lëshimet e raketave kishin për qëllim të konfirmonin besueshmërinë e sistemit të armëve dhe operacionet sulmuese nënujore në tokë të njësive nëndetëse të vendit. Ajo gjithashtu sinjalizon se vendi ka të ngjarë të kryejë aktivitete provokuese të testimit të armëve gjatë 11 ditëve të stërvitjeve.

Duke shënuar një vit rekord në testimin e raketave, demonstrimet e armëve të Koresë së Veriut këtë vit përfshijnë lëshime testuese të një rakete balistike ndërkontinentale, raketa me rreze të shkurtër dhe një sistem të supozuar raketash me rreze të gjatë veprimi në javët e fundit.

Ekspertët thonë se testimet dhe kërcënimet e përshkallëzuara të Koresë së Veriut kanë për qëllim të tregojnë një aftësi për të kryer sulme bërthamore në Korenë e Jugut dhe në territorin e SHBA-së.

Show More

Related Articles

Back to top button