LajmeMaqedoni

Korridoret, ekspertët: Qeveria urgjentisht të tërhiqet nga ligjet e propozuara

Ekspertët vlerësojnë se Qeveria duhet urgjentit të tërhiqet nga ligjet e propozuara që ndërlidhen me ndërtimin e Korridoreve 8 dhe 10-D. Instituti për demokraci “Societas Civilis” vlerëson se organi ekzekutiv me ndryshimet e propozuara po relativizion dyshimet për korrupsion në këtë projekt. Sipas Misha Popoviq me këto ndryshime ligjore nuk ka interes publik por vetëm privat.

“Jo vetëm që shpejtohen procedurat, por edhe ndryshohet natyra e tyre dhe mënyra e mbrojtjes. Çdo miratim i ligjeve speciale në vete paraqet rrezik për korrupsion sepse me dispozita të veçanta rregullohen procedura që veçse janë të rregulluara me ligjet ekzistuese. Me këtë ligj u anashkalua edhe Ligji për furnizime publike”, tha Misha Popoviq, Instituti për demokraci “Societas Civilis”.

Shoqata e Arkeologëve nuk është e kënaqur thjeshtë me tërheqjen nga procedura të propozim-Ligjit për trashëgimi kulturore.

“Derisa nuk e dimë marrëveshjen, nuk e dimë se çfarë fshihet pas tij. Lidhur me Ligjin për planifikim urbanistik dhe Ligjin për ndërtim të cilët parashikojnë ndërtime vetëm mbi bazën e projekteve urbane, mund të limitohen institucionet e trashëgimisë kulturore dhe qendrat konservatore derisa bëhen ndërtime mbi një vend arkeologjik”, u shpreh Ordanço Petrov, Shoqata e Arkeologëve të Maqedonisë.

Në kuadër të pakove ligjore që Qeveria pretendon t’i ndryshon lidhur me ndërtimin e Korridoreve 8 dhe 10-D janë: Ligji për eksproprijim, Ligji për planifikim urban, Ligji për marrëdhënie pune, Ligji për ndërtim dhe ligje nga sfera e bujqësisë dhe lëndëve të para të papërpunuara. /Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button