Presidenti bullgar, Rumen Radev ka dalë sot në një konferencë të përbashkët me homologun e tij shqiptar, Bajram Begaj.
Gjatë fjalës së tij Radev tha se do të vijojë bashkëpunimi mes dy vendeve, ndërsa u ndal te linja e interkonieksionit me korridorin nr.8. Ai tha se do të me këtë korridor do të forcohet më shumë bashkëpunimi mes dy vendeve.
“Ne do të vazhdojmë punën dhe se korridori nr.8 do të japë mundësi për shkëmbimet më të mira dhe për komunikim më të mirë. Do të kontribuojë për forcimin e marrëdhënieve. Dëshiroj që të shpreh falënderimeve që Shqipëria arriti që të njihte komunitetin bullgar. Censi që u zhvillua në Shqipëri do të jetë sa më objektiv edhe pas shpalljes së rezultatit të tij. Me rëndësi është hapja e qendrave kulturore në të dyja vendet.”, tha presidenti bullgar.
Ndërkohë, Begaj tha se Shqipëria ka vullnet për të thelluar bashkëpunimin për Integrimin në BE.
“Shqipëria, vullnet dhe interes për të thelluar bashkëpunimin dypalësh dhe atë për Integrimin në BE. Mbështetja e minoriteteve respektive është në interesin tonë të përbashkët. Nevojë për një bashkëpunim më të ngushtë ekonomik dhe rritje të shkëmbimeve tregtare. Janë të gjitha kushtet, kuadri ligjor dhe klima e favorshme e biznesit që ky bashkëpunim të fuqizohet. Sesioni i ardhshëm i Komisionit të Përbashkët Ekonomik do t’i adresojë me kujdes mundësitë për të vënë në lëvizje mekanizmat. Bashkëpunimi në kuadër të mbrojtjes dhe sigurisë, i konsoliduar në kuadër të NATO-s.”, tha Begaj.