LajmeRajon

Kosova mbledh të dhëna për pretendimet për kontrabandë armësh nga Serbia

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se po punohet që të verifikohen pohimet se janë përdorur autoambulanca për bartjen e armatimit në veri në Kosovës.

Pretendimet në lidhje me kontrabandën e armëve përmes autoambulancave dhe ruajtjen e tyre nëpër kisha në Kosovë i bëri publike një ditë më parë ligjvënësja britanike, Alicia Kearns, gjë një debati në Parlamentin britanik.

Kurti tha se për këto pretendime mund të deklarohet më shumë vetëm pasi të takohet të mërkurën me përfaqësuesit e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR dhe me institucionet e sigurisë së Kosovës

Show More

Related Articles

Back to top button