LajmeRajon

Kosovë: Ndalohet qarkullimi i makinave me targa KM

Çështja e targave nuk zbatohet nga Serbia

Pajtueshmëria ndërmjet palës serbe dhe asaj të Kosovës për cështjen e targave nuk po zbatohet nga vendi fqinj.

Drejtoria e Kufirit në Policinë e Kosovës ka evidentuar në disa pika kufitare vetura me targa ilegale “KM”, të ri-regjistruara në muajin dhjetor 2022.

Ndërkohë pala kosovare dhe ajo serbe ishin pajtuar në që Serbia të ndalojë prodhimin e targave ilegale dhe ri-regjistrimin e atyre ekzistuese ka bërë të ditur nëpërmjet një njoftimi në Facebook ministry I Punëve të Brendshme Xhelal Sfeqla.

“Duke u bazuar në rastet që janë paraqitur në pikat tona kufitare, Serbia ka shkelur në tërësi këtë dakordim. Në respektim të legjislacionit tonë dhe dakordimit të arritur në Bruksel, Policia e Kosovës nuk ka lejuar hyrjen e këtyre veturave në territorin e Republikës së Kosovës” ka bërë të ditur Sfeqla.

Ai ka njoftuar se raste të ngjashme të veturave me targa ilegale të regjistruara pas arritjes së marrëveshjes nuk do të lejohen të hyjnë apo veprojnë brenda territorit të Kosovës.

Ai I ka ftuar qytetarët, pronarë të veturave me targa të tilla, të paraqiten pranë qendrave të regjistrimit civil kudo në mënyrë që të regjistrojnë veturat e tyre me targa RKS.

Në nëntor ishte arritur marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për cështjen e targave duke evituar një eskalim të situatës në atë pjesë të Kosovës.

Në atë kohë Zv.kryeministri Besnik Bislimi kishte thënë se me marrëveshje Serbia do të ndalojë prodhimin e targave ilegale serbe si dhe regjistrimin e atyre aktuale, kurse Kosova nuk do të venodojë së vendosuri gjoba për targat ilegale.

Por Lista Serbe nëpërmjet një komunikate për media pati bërë të ditur se me këtë marrëveshje gjithë pronarët e automjeteve me targa KM në momentin e skadimit të regjistrimit ekzistues do të mund ta zgjasin vlefshmërinë e regjistrimit si më parë ndërsa por vetëm do të ndalohet prodhimi i targave të reja.

Show More

Related Articles

Back to top button