LajmeMaqedoni

Kovaçevski: Borxhi ndaj kompanisë që ndërtoi spitalet modulare, të paguhet pasi të përfundojnë procedurat gjyqësore

Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se personalisht mendon që borxhi i Qeverisë ndaj kompanisë “Brako”, për ndërtimin e spitaleve modulare në vend, duhet të bëhet pasi të mbarojnë të gjitha procedurat gjyqësore, shkruan TV21.

“Rreth mospagesës së spitaleve modulare të mbetura, për Shtëpinë e Shëndetit në Shkup. Ata nuk janë paguar, sepse ka pasur ministra të kaluar dhe kështu me radhë, filluan me tema politike, gjuajnë në drejtim të pasardhësve të tyre. Ministri i kaluar i Shëndetësisë ka porositur revizion, ai revizion është dorëzuar në Qeveri, bashkë me dokumentet që kanë të bëjnë me spitalet modulare të papaguara dhe mendoj që në bazë të të gjithë atyre dokumenteve, se Qeveria…Qeveria prap është organ kolektiv, që vendos në mënyrë kolektive, por pagesa e të tjerave, do të mund të bëhet, ky është qëndrim i imi personal, kur të mbarojnë të gjitha procedurat gjyqësore”, tha Kovaçevski./tv21.tv

Show More

Related Articles

Back to top button