LajmeMaqedoni

Kovaçevski: Data e zgjedhjeve duhet të caktohet nga të gjitha partitë, e jo vetëm nga dy parti

Kryeministri Dimitar Kovaçevski nuk u përgjigj nëse pajtohet me kërkesën e VMRO-DPMNE-së që zgjedhjet parlamentare të mbahen bashkë me raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale më 8 maj, shkruan TV21. Kovaçevski thotë se data e zgjedhjeve është temë diskutimi mes të gjitha partive politike, e jo vetëm temë mes dy partive.

“Data e zgjedhjeve është temë diskutimi mes të gjitha partive politike, jo vetëm mes dy partive politike. Si Kodi Zgjedhor ashtu edhe mbajtja e zgjedhjeve bëhen në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën, në përputhje me mandatet. Këtë vit kemi zgjedhje karakteristike pasi kemi edhe zgjedhje presidenciale edhe parlamentare”, tha Kovaçevski.

Show More

Related Articles

Back to top button