LajmeMaqedoni

Kovaçevski: Deri në fund të vitit inflacioni do të ulet në 6%

Kryeministri Dimitar Kovaçevski njofton se me masat që ka ndërmarrë qeveria do të mundësohet ulja e inflacionit në vend.

Me të gjitha masat që po marrim, jam shumë optimist se deri në fund të vitit do të arrijmë ta çojmë inflacionin nën gjashtë për qind. Tashmë kemi treguar se mund ta dyfishojmë për vetëm një vit, theksoi Kovaçevski.

Sipas tij, rezultatet e masave për uljen e çmimeve të produkteve ushqimore bazë tashmë po japin efekte dhe kjo do të konfirmohet përmes të dhënave të reja për nivelin e inflacionit.

“Unë mendoj se do të ndodhë sot ose nesër. Unë personalisht pres që inflacioni krahasuar me muajin paraardhës të mos jetë më shumë se një për qind dhe krahasuar me vitin e kaluar për të njëjtin muaj nën katër për qind”, theksoi Kryeministri.

Ai tha se do të zgjerohet lista e prodhimeve me “çmimi i garantuar”. Ai tha se pret ulje shtesë të çmimeve me propozim ligjin për praktikat e padrejta tregtare, me të cilat përfshihen 26 praktika të padrejta tregtare.

Show More

Related Articles

Back to top button