LajmeMaqedoni

Kovaçevski-Dingell: Mbështetje e plotë për Maqedoninë e Veriut në procesin e eurointegrimit i cili do të mundësojë siguri, stabilitet dhe zhvillim ekonomik

Kryeministri Dimitar Kovaçevski në Uashington është takuar me kongresmenen demokrate Debi Dingell nga Miçigani. Në takim, të dy bashkëbiseduesit përshëndetën dhe theksuan marrëdhëniet e gjata dhe të rëndësishme mes Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-ve.

Kryeministri Kovaçevski falënderoi kongresmenen Dingell për angazhimet dhe mbështetjen e saj personale për vendin tonë, por edhe për angazhimet e përgjithshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës si miku dhe partneri ynë strategjik.

Në takim, Dingell theksoi se si mike shumëvjeçare e vendit tonë, ajo është veçanërisht krenare për kontributin e komunitetit maqedonas në Miçigen, të cilin e vlerëson jashtëzakonisht. Në të njëjtën kohë, Dingell shprehu mbështetjen e saj të plotë për menaxhimin e sfidave me të cilat përballet Maqedonia e Veriut, ndërsa të cilat do të kontribuojnë në zhvillimin e vendit.

Të dy bashkëbiseduesit arritën në përfundimin se anëtarësimi i vendit tonë në NATO kontribuoi për një klimë të sigurt dhe të qëndrueshme ndërkombëtare jo vetëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor, por edhe në Evropë.

Në takim u theksua gjithashtu se anëtarësimi në Aleancë dhe BE do të kontribuojë në mënyrë efektive në adresimin dhe tejkalimin e shumë çështjeve komplekse, të cilat janë të rëndësishme për ruajtjen e stabilitetit botëror, si dhe zhvillimin ekonomik të rajonit.

Show More

Related Articles

Back to top button