LajmeMaqedoni

Kovaçevski: E ardhmja është anëtarësim i plotë në BE, çdo vendim që marrim është në interes të qytetarëve

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot ka takuar eurodeputeten dhe lideren e grupit parlamentar të Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian Iratxe Garcia Perez, pas së cilës është mbajtur konferenca e përbashkët për shtyp.

Në konferencën për shtyp, si dhe në takim, u shpreh mbështetje e qartë për përparimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në integrimet evropiane dhe anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryeministrit Kovaçevski në konferencën për shtyp tha se fillimi i negociatave më 19 korrik të këtij viti shënon një kapitull të ri në rrugën evropiane dhe është demonstrim i qartë i të gjitha reformave dhe angazhimeve tona të mëparshme si Qeveri për të arritur qëllimin strategjik, anëtarësimin e plotë në BE.

“Pas bisedimeve të vështira dhe të gjata me Bullgarinë, ne treguam vizion, lidership dhe guxim dhe morëm vendime që do të nënkuptojnë një të ardhme më të mirë, një standard më të mirë jetese për qytetarët, do të nënkuptojnë një mundësi për fëmijët tanë, brezat e ardhshëm të jetojnë në një vend anëtar të BE-së, por këtu, në vend, në Maqedoninë e Veriut”.

“Ajo që ishte jashtëzakonisht e rëndësishme për ne në negociatat dhe për të cilën arritëm të luftojmë është mbrojtja e gjuhës maqedonase dhe ngritja e saj në nivel të barabartë me të gjitha gjuhët evropiane, mbrojtja e identitetit maqedonas, kemi luftuar për çështje historike që të diskutohet nga historianë ekspertë, dhe jo politikanë dhe atë në kuadër të komisionit historik. Ne i siguruam të gjitha këto dhe i filluam bisedimet dhe prej atëherë e deri më sot, edhe ne edhe BE-ja po i përmbushim premtimet tona”, theksoi Kovaçevski.

Ai gjithashtu tha se hapi i ardhshëm do të jenë ndryshimet kushtetuese, për të cilat tha se pret, që të 120 deputetët në Kuvendin e Maqedonisë të tregohen shtet dhe të marrin një vendim që do të thotë përparim në rrugën evropiane.

“Nuk ka qenë vërtet e lehtë të merren vendimet që ka marrë Maqedonia e Veriut në 5 vitet e fundit. Sidoqoftë, kur keni një vendim të vështirë përpara jush, atëherë ju keni një zgjedhje ose t’i lini gjërat të jenë siç ishin dhe ta lini vendin në stagnim dhe pasiguri, ose të merrni një vendim që do t’u mundësojë gjeneratave të ardhshme të kenë një të ardhme më të mirë, atëherë vendimi i duhur është shumë i qartë”, tha Kovaçevski./Telegrafi/

Show More

Related Articles

Back to top button