LajmeMaqedoni

Kovaçevski i ashpër në SEFF: Mjaft më! Kemi njerëz që 10 vjet janë në paraburgim! Përfaqësuesit e huaj pse nuk i bëjnë disa gjëra kështu në vendin e tyre

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot ishte i ashpër me kritikat e tij ndaj gjyqësorit në vend, shkruan TV21. Ai në fjalimin e tij hyrës në Forumin e III Ekonomik dhe Financiar  (SEFF) në Shkup tha se ndryshimet në Kodin Penal po bëhen pikërisht që të largohen padrejtësitë që janë bërë ndër vite në raste të ndryshme gjyqësore.

“Shumë thika janë nxjerrë në ajër në shtetin tonë, shumë njerëz janë hidhëruar mes vete, familjet janë hidhëruar për atë se cilit çka duhet t’i ndodhë. Mjaftë më me kohërat kur edhe gjykata edhe prokuroria dirigjoheshin nga ministritë dhe Qeveria, kur porositeshin raste gjyqësore, kur njerëzit vendoseshin në paraburgim vetëm që ata të mbeten atje. Ne kemi nevojë për gjyqësor europian, me shembullin e Gjermanisë, Sllovenisë, ashtu siç edhe po i bëjmë, që të mundet shteti të jetë i qetë, që të mundet saktë mbi cilën bazë dikush të akuzohet, të mos mundet që në shtet 30-40 njerëz të jenë fajtorë për gjithçka që ndodh në shtet, por gjithkush, pa marrë parasysh a është biznesmen, pa dallim nëse është në sektorin privat, pa dallim në cilin sektor punon, të përgjigjet për atë që e ka bërë. Nuk mundet që në bazë të neneve të përgjithshme në Kodin Penal, të përgjigjen vetëm 1-2 apo 3, kurse të tjerët pa pengesa ta shfrytëzojnë pasurinë e tyre të cilën ndoshta e kanë fituar në mënyrë të paligjshme. Për këtë po ndodhin të gjitha këta harmonizime që po bëhen në javët e fundit në shtet, ndërsa do të ketë harmonizime të reja të gjyqësorit”, tha Kovaçevski.

I pari i ekzekutivit ishte i ashpër edhe ndaj ndërkombëtarëve, pa theksuar se për cilët konkretisht, por edhe ndaj pushtetit të kaluar, që sipas tij ka kontrolluar gjyqësorin.

“Mjaft më nga kohërat në shtet kur kur del politikani dhe thotë se do t’i kapë për vesh dhe do t’i fusë në burg ,jo, duhet të ketë hetim të pavarur, prokuror të pavarur dhe duhet të ketë gjykatës të pavarur që përmes procedurës do ta bëjë këtë, e jo të kemi deklarata të përfaqësuesve të huaj që do të thonë, kjo duhet të bëhet këtu dhe nëse duhet mos të jetë edhe sipas ligjit. Nëse është kështu pse tek ata në shtëpi nuk e bëjnë kështu, edhe tek ata ka edhe politikanë edhe kryeministra që janë të akuzuar për vepra të caktuara por i shohim në tubime, i shohin se si vrapojnë në parqet e tyre, megjithatë askush nuk e ka futur askënd në paraburgim me dhunë, kurse te ne me vite është shfrytëzuar paraburgimi si dënim. Kemi njerëz që 10 vjet qëndrojnë në paraburgim. Kemi njerëz që 15 vjet presin për aktgjykim. Ky sistem nuk na duhet neve, këtë sistem e kemi parë 45 vjet në kohën e Jugosllavisë. Na duhet sistem modern dhe na duhen institucione efikase dhe të shpejta që do të gjykojnë edhe sipas ligjit edhe sipas rregullës në shtet”, tha Kovaçevski./tv21.tv

Show More

Related Articles

Back to top button