LajmeMaqedoni

Kovaçevski në takim me Papa Françeskun: RMV dhe Vatikani ndërtojnë miqësi të bazuar në traditat e përbashkëta historike

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, i cili ndodhet në vizitë dyditore në Romë dhe në Vatikan në kuadër të festimeve tradicionale për nder të 24 Majit (Dita e iluministëve mbarësllav), sot u prit realizoi takim me Papa Françeskun.

Siç njoftojnë nga Qeveria, gjatë bisedës me Papa Françeskun u theksua roli i vëllezërve iluministë Kirili dhe Metodi, të cilët me misionin e tyre për të përhapur krishterimin në një gjuhë të kuptueshme për popujt sllavë, kryen edhe misionin e lidhjes së popujve të Evropës.

“Maqedonia e Veriut dhe Vatikani, u theksua në takim, që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike 28 vjet më parë, me përkushtim dhe respekt të ndërsjellë ndërtojnë miqësi të bazuar në traditat e përbashkëta historike, kulturore dhe fetare dhe figura të rëndësishme si shenjtorët Kirili e Metodi dhe Shën Nënë Tereza”.

“Në takim u përshëndet iniciativa për nënshkrimin e një marrëveshjeje të plotë (konkordat) ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Selisë së Shenjtë, për rregullimin e statusit të Kishës Katolike në vendin tonë dhe promovimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, veçanërisht në fushën e bashkëpunimit ndërmjet institucionet arsimore dhe arkivat e të dy vendeve”, thuhet në njoftim.

Më tej shtohet se kryeministri Kovaçevski theksoi se me Papa Françeskun ranë dakord se thelbi i veprimit tonë është mbështetja e bashkëqytetarëve tanë më të cenueshëm në kohë krize. Respektimi i dallimeve si një nga shtyllat e ndërtimit të një shoqërie në të cilën ka vend për të gjithë, reflektohet në traditën e tolerancës ndërfetare, respektimin e besimeve të ndryshme fetare dhe nxitjen e lirisë dhe demokracisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Në takimin e Kryeministrit Kovaçevski dhe delegacionit e vendit me Papa Françeskun, u ndanë mesazhe shprese dhe dëshirë për prosperitet në periudhën postpandemike, por edhe në përballjen me krizën më të madhe ndonjëherë, duke theksuar se bashkëpunimi i frytshëm me Vatikanin do të thellohet sepse ndajmë të njëjtat vlera të mirëkuptimit të ndërsjellë, mbështetjes për më të cenuarit, barazisë, tolerancës dhe dinjitetit njerëzor”.

“Kryeministri Kovaçevski i dhuroi Papa Françeskut një fragment të punuar me dorë me shkrim kaligrafik në letër të punuar me dorë nga eulogjia e Shën Klementit të Ohrit, një rruzare me perlë tradicionale të Ohrit dhe filigran, si dhe një disk vinyl të virtuozit maqedonas Vlatko Stefanovski”, thuhet në njoftimin e Qeverisë./Telegrafi/

Show More

Related Articles

Back to top button