LajmeMaqedoniRajon

Kovaçevski për vizitë zyrtare në Republikën e Serbisë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sot po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Serbisë. Në delegacionin qeveritar të kryesuar nga Kryeministri Kovaçevski janë ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë Ujërave Lupço Nikolovski, ministri i Transportit dhe Lidhjeve Blagoj Boçvarski si dhe zëvendësministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Publike, Aleksandar Bajdevski.

Në kuadër të agjendës së kësaj vizite zyrtare në Republikën e Serbisë, është planifikuar ceremoni e mirëseardhjes me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake, si dhe takim tet-a-tet i Kryetarit të Qeverisë së Republika e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe Kryetares së Qeverisë së Republikës së Serbisë, Ana Bërnabiq”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Dy delegacionet qeveritare, të kryesuar nga kryeministrat e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Serbisë, gjatë vizitës zyrtare do të mbajnë një takim të përbashkët plenar, ku do të diskutohen tema me interes për qytetarët e të dyja vendeve, si dhe thellimi i mëtejshëm i marrëdhënieve.

Pas takimit plenar është planifikuar nënshkrimi i memorandumeve të bashkëpunimit në kuadër të iniciativës Ballkani i Hapur, si dhe një konferencë e përbashkët për shtyp e dy kryeministrave, Dimitar Kovacevski dhe Ana Bërnabiq në orën 11:30.

Show More

Related Articles

Back to top button