LajmeMaqedoni

Kovaçevski-Rama: Ballkani i Hapur nuk ka përfunduar, rezultatet janë të dukshme

Kryeministri Dimitrar Kovaçevski i pyetur nëse Ballkani i Hapur ka përfunduar apo jo, u shpreh i prerë se kjo nismë nuk ka përfunduar dhe se rezultatet e deritanishme janë tejet të dukshme.
“Ballkani i Hapur nuk ka përfunduar, ka dhënë shumë rezultate që janë të dukshme… Ballkani i Hapur nuk e ka përfunduar misionin”, tha Kovaçevski.

Nga ana tjetër edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha se Ballkani i Hapur nuk ka vdekur.

“Çfarë është Ballkani i Hapur, është një nga 72 nismat, u ndërmarr për shkak se Procesi i Berlinit kishte ngecur…Ne do të përfundojmë edhe atë One Stop në doganën e Qafë Thanës, që është produkt i Ballkanit të Hapur… Në jemi funksional kur jemi së bashku”, tha Rama.

Show More

Related Articles

Back to top button