LajmeMaqedoni

Kovaçevski thotë se do të shkarkojë ministra nëse të njëjtit janë në listën e zezë të SHBA-ve: Menduh Thaçi ka fituar mandatin në zgjedhje me atë status

Kryeministri Dimitar Kovaçevski siguron se nëse ndonjëri prej ministrave në kabinetin e tij gjendet në listën e zezë të SHBA-ve, ai personalisht në të njëjtin moment do të iniciojë shkarkimin e atij ministri, shkruan TV21. Kovaçevski thotë se SHB-të janë partneri strategjik më i rëndësishëm i vendit.

“Nëse ministër në Qeveri gjendet në listën e zezë të SHBA-ve, shtet që është partneri ynë më i madh strategjik, me të cilin kemi dialog strategjik, shtet në krizën më të madhe, bashkë me SHBA arritëm të sigurojmë gaz dhe energjenca për shtetin, në të njëjtin moment ai ministër, ndaj tij do të parashtrohet shkarkimi nga ana ime”, tha Kovaçevski.

I pyetur se pse pjesë e Qeverisë së tij është Menduh Thaçi, i cili bën pjesë në listën e zezë të SHBA-ve, Kovaçevski e arsyetoi duke thënë se ai me atë status ka fituar mandatin e deputetit në zgjedhje.

“Menduh Thaçi shkon në zgjedhje, ai është bërë deputet në zgjedhje, mendoj në njësinë e 6 zgjedhore. Për aspektet e tij personale rreth asaj se si është qasja e tij për atë që gjendet në listën e zezë, duhet ta pyesni atë, për shkak se ai me atë status ka shkuar në zgjedhje”, deklaroi kryeministri.

Show More

Related Articles

Back to top button