LajmeMaqedoni

Krasniqi: Në 25-vjetorin e PDK-së, ndjehet mungesa e Thaçit dhe Veselit

Në përvjetorin jubilar të 25-të të themelimit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), kryetari i partisë, Memli Krasniqi, priti në takim bashkëshortet e dy ish-liderëve të partisë, Presidentit Hashim Thaçi dhe Kryetarit Kadri Veseli.

Në një postim në rrjetet sociale, Krasniqi tha se urimet e ndara për këtë përvjetor fatkeqësisht nuk ishin të plota, për shkak të mungesës së dy liderëve të partisë, të cilët po vazhdojnë të mbrojnë të vërtetën e historisë së Kosovës nga Gjykata Speciale në Hagë.

“Ndjehej më shumë se kurrë mungesa e dy liderëve tanë, por sot ndjejmë krenari për ta. Ata janë dy burrështetas të guximshëm që ndryshuan fatin e Kosovës dhe e ngritën, zhvilluan dhe transformuan Republikën tonë,” tha Krasniqi.

Ai shprehu mirënjohje dhe vlerësim për udhëheqjen vizionare të Thaçit dhe Veselit gjatë rrugëtimit të Kosovës drejt lirisë dhe shtetndërtimit, duke theksuar se PDK-ja mbetet e përkushtuar në rrugën e tyre. /Telegrafi/

 

Show More

Related Articles

Back to top button