GostivarLajme

“Krenohu që drejton e sigurt”, policia me aktivitet informativ për 8 Marsin

“Krenohu që drejton e sigurt”. Me këtë moto policia ka realizuar aktivitet parandalues dhe informativ me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, 8-Marsit. Në disa postblloqe në Gostivar, zyrtarët policorë u shpërndanë shoferëve të gjinisë më të bukur fletushka, freskues të automjeteve dhe lule. Në fletushkat që uniformat blu u jepnin drejtueseve të mjeteve ishin të vendosura disa këshilla, të cilat kanë të bëjnë me përdorimin e detyrueshëm të rripit të sigurimit, përshtatjes së shpejtësisë sipas kushteve të rrugës, mospërdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, ndalimin e konsumimt të alkoolit dhe kujdesit maksimal për çdo pjesëmarrës në trafik.

“Aktivitetet e sotme parandaluese të iniciuara dhe praktikisht të realizuara nga Departamenti i Parandalimit janë në kuadër të kampanjës së përbashkët “Të ngasësh me përgjegjësi”, bartës të së cilës janë Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Fakulteti për Siguri-Shkup”,

thonë nga policia. Aktivitet i ngjashëm është zhvilluar edhe në qytetin e Tetovës.

Show More

Related Articles

Back to top button