LajmeMaqedoni

KRRE do ta publikojë çmimin e ri të ngrohjes qendrore në Shkup

Komisioni Rregullator për Energjetikë sot do ta publikojë çmimin e ri të ngrohjes qendrore në Shkup i cili do të vlejë nga 1 gushti.

Në konferencën për media, të caktuar në orën 13, do të ketë deklaratë kryetari i KRRE-së, Marko Bislimoski i cili do t’i prezantojë vendimet nga mbledhja e sotme në lidhje me çmimin e energjisë së ngrohjes.

“Sot është caktuar mbledhja kryesore në të cilën do të gjenden propozim-vendimet për çmimet e energjisë së ngrohjes në Qytetin e Shkupit. Pas mbledhjes, kryetari Bislimovski do ta informojë publikun për vendimet e mara. Çmimet e reja do të jenë në fuqi nga 1 gushti”, deklaroi për MIA-n zëdhënësja e KRRE-së, Marina Uzunov.

Show More

Related Articles

Back to top button