LajmeMaqedoni

Kryeparlamentari Talat Xhaferi takon ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë Olta Xhaçka

Në takimin me Olta Xhaçkën, ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë, e konfirmuam përkushtimin e përbashkët për zhvillim gjithëpërfshirës të Ballkanit Perëndimor, së këndejmi, edhe pjesëmarrjen aktive në Procesin e Berlinit dhe përparimin e arritur për lëvizjen e lirë të qytetarëve nga gjashtë vendet e rajonit, me njohje të ndërsjellë të letërnjoftimeve, diplomave universitare dhe kualifikimeve profesionale. Biseduam edhe për rëndësinë e marrëveshjeve të shumta të nënshkruara në kuadër të Nismës Ballkani i Hapur, ndërsa realizimi i obligimeve të ndërmarra me këto marrëveshje mbetet prioriteti jonë i përbashkët, ka shkruar Xhaferi në rrjetin e tij social facebook.

Show More

Related Articles

Back to top button