LajmeRajon

Kryesuesi i OSBE-së sot takon krerët politikë në Kosovë

Kryesuesi i radhës i OSBE-së, ministri polak i Punëve të Jashtme, Zbigniew Rau, ka mbërritur pasditen e djeshme në Prishtinë për një vizitë dyditore, për t’u takuar me liderë politikë dhe për të diskutuar rreth angazhimit të Polonisë në rajon si kryesuese e radhës e OSBE-së.

Ministri Rau do të takohet sot me presidenten Vjosa Osmani, kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca, zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, si dhe me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq.

Pjesë e rendit të tij të ditës janë dhe takimet me udhëheqësit e Misionit të OSBE-së në Kosovë dhe me Grupin e Trajnuesve, grup ekspertësh të të drejtave të njeriut, i themeluar nga OSBE-ja.

Ai do të vizitojë po ashtu dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), që mbështetet nga OSBE-ja dhe Polonia.

Ministri Rau do ta përmbyllë vizitën me një konferencë për media, që është planifikuar të mbahet prej orës 16:30 në ambientet e institucionit të Avokatit të Popullit. /EO/

Show More

Related Articles

Back to top button