LajmeMaqedoni

Kryetari i Kuvendit të Arabisë Saudite Muhamed AlSheikh në takime me Pendarovskin dhe Xhaferin

Një delegacion i kryesuar nga Abdullah Bin Muhamed Al-Sheikh, kryetar i Kuvendit të Mbretërisë së Arabisë Saudite sot do të takohet me kryetarin e shtetit Stevo Pendarovski dhe kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi.

Presidenti i Asamblesë së Mbretërisë së Arabisë Saudite, Muhammad AlSheikh, do të qëndrojë në vend deri të premten.

Për shkak të vizitës së Muhammed AlSheikh në Shkup, siç njofton MPB, deri të shtunën do të ndryshojë regjimi i komunikacionit.

Regjimin e veçantë në trafik do ta zbatojë Njësia për siguri në komunikacionin rrugor, do të mbulohen rrugët në zonën e gjerë qendrore të qytetit të Shkupit.

Show More

Related Articles

Back to top button