Kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka bërë thirrje të shtunën për zgjedhje të parakohshme parlamentare, duke thënë se ato janë “rrugëdalja e vetme” e Maqedonisë së Veriut nga kriza e thellë politike. Ai bëri këto komente vetëm një ditë pasi Kuvendi i Maqedonisë së Veriut e mbylli debatin për ndryshimet kushtetuese, por pa hedhjen e tyre në votim pasi shumica parlamentare nuk i kishte votat e nevojshme prej dy të tretave, Ndryshimet kushtetuese janë të domosdoshme për procesin e integrimit evropian dhe kanë të bëjnë me përfshirjen e pakicës bullgare në preambulën e saj si popull shtetformues, ashtu siç parashihet me “propozimin francez” për zgjidhjen e kontesteve me Bullgarinë. Nuk ka çmim me të cilin do t’i pranonim këto ndryshime kushtetuese nën diktimin bullgar. Për këtë çështje nuk duhet humbur asnjë sekondë. E vetmja rrugëdalje e arsyeshme nga situata tani janë zgjedhjet e parakohshme”, deklaroi kreu i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski më 19 gusht në një konferencë për media në Shkup.
Read Next
19 hours ago
Blinken kërkon zgjidhje diplomatike për konfliktin në Liban
21 hours ago
M-NAV zgjodhi anëtarët e rinj të Këshillit drejtues
21 hours ago
PKK merr përgjegjësinë e sulmit në Turqi
21 hours ago
Durmishi: Vendimi i Qeverisë po jep rezultate, janë ulur çmimet e produkteve ushqimore
23 hours ago
Skandali i “bandës së të porsalindurve” në Turqi: 47 mjekë e infermierë akuzohen për vdekjen e të paktën 10 foshnjave
24 hours ago
Në Bosonjë, adoleshenti hyn në komisariat dhe vret policin
24 hours ago
Izraeli godet Gazën, 150 të vdekur nga sulmi në kampin e refugjatëve “Jabalia”
24 hours ago
Fuqitë botërore mbledhin 1 miliard dollarë për Libanin
24 hours ago
Shembja e urës në Baltimore, pronari dhe operatori i anijes do të paguajnë 100 milionë dollarë
24 hours ago